Anija Vasa u përmbys dhe u fundos gjatë udhëtimit të sajë të parë në Stokholm, në 1628. Pas 333 vitesh në fund të detit, u tërhoq anija luftarake vigane dhe udhëtimi mund të vazhdonte. Sot, Vasa është anija më e ruajtur e shekullit 16 dhe ajo tregohet, në një muze të ndërtuar në mënyrë të veçantë, në Stokholm. Vasa është një thesar artistik dhe përbëhet prej 98 përqind të pjesëve origjinale dhe prej qindra skulpturave të gdhendura.

Në muzeun Vasa, përveç anijes, ka edhe ekspozita të cilat rrëfejnë për Vasa, njëkohësisht për historin e saj të shkurtër por edhe të gjatë. Egziston një shitore me asortimente të shumta dhe një restorant i pëlqyer i cili shërben ushqim si dhe ushqim të lehtë dreke dhe gatime. Udhërrëfyesi aty, është disa herë në ditë, në gjuhën anglishte. Ka udhërrëfyes me zë, në shumë gjuhë të ndryshme. Filmi për Vasa dhe filmi për fëmijë “Derri i Vasas” shfaqet çdo ditë, në shumë gjuhë. Gjithçka përfshihet në çmimin e hyrjes.

Mirë se vjen në një udhëtim zbulues në botën Vasa!

Vizito muzeun Vasa

Orari i punës i muzeut Vasa

Orari i punës i restorantit të muzeut Vasa

Për orarin e punës të restorantit, shih uebfaqen

Çmimet e hyrjes

Ndalimi për valixhe të mëdha

Valixhet e mëdha dhe valixhet me rrota nuk lejohen në muze. Lejohen çanta dore dhe trasta shpine të cilat mund të barten në dorë, në krah, në shpinë ose në bark gjatë gjithë vizitës. Nuk lejohen të lini çantën tuaj pa mbikëqyrje.

Merr me dëshirë një triko shtesë. Për ta ruajtur Vasa në mënyrën më të mirë, kërkohet një temperaturë prej 18-20°C dhe ndonjëherë mund të ndjehet ftohtë brenda muzeut, atëherë kur jashtë është nxehtë.

Fotografimi dhe video incizimi në muze, është i lejuar vetëm për përdorim privat.

Gjeje muzeun Vasa

Adresa e vizitës është Galärvarvsvägen 14, Stokholm.

Në këmbë ose me biçikletë

Merr rreth 10 minuta të shkosh me biçikletë, ose rreth 20 minuta të shëtitësh në këmbë deri te muzeu Vasa, nga qendra e qytetit Stokholm.

Trafiku urban

Shkon tramvaji, autobusi dhe trageti, deri te muzeu Vasa. Shih tabelat e orarit të trafikut urban të Stokholmit:

Me veturë

Vend parkimet në ishullin Djurgården janë të pakta. Mundësi më të mira për të parkuar ka para urës Djurgårdsbron, përgjatë rrugëve Strandvägen dhe Narvavägen. Parkim për invalidë ka para muzeut, te hyrja kryesore.

Për Vasa

PSE U NDËRTUA VASA?

Vasa u porosit nga mbreti suedez Gustav II Adolf dhe ajo u ndërtua nga rreth 400 gra dhe burra në Stokholm, nga 1626. Ishte një anije e fuqishme, me tre direkë të cilët mund të bartnin dhjet vela, ishte 52 metra nga maja në kil, ishte 69 metra e gjatë dhe ajo peshonte 1200 ton. Vasa do të bëhej një anije e rëndësishme me 64 topat e sajë, në kuadër të flotës detare suedeze.

FUNDOSJA

Më 10 gusht 1628, Vasa u hodh në lëvizje nga vendi i ankorimit, poshtë kështjellës Tre Kronor. Portat e topave ishin të hapura, të gjithë topat ishin me gryka të ulura dhe shtënë në shenj nderimi. Ngadalë, anija e madhe u nis nga porti. Pas disa erërave të forta të papritura, anija u shtri në anësore. Uji filloj të hy brenda rrëmbyeshëm përmes portave të hapura të topave dhe Vasa u fundos. Nga rreth 150 njerëz që ishin në bord, vdiqën së paku 30. Zgjati 333 vjet, para se Vasa përsëri të del në dritë.

PSE U FUNDOS VASA?

Në shekullin 16, nuk ishte e njohur ndonjë teori përllogaritje, për stabilitetin e anijes, por e ndërtuan sipas përvojave të mëhershme. Nëse do të futeshin në përdorim risit teknike, në rastin Vasa, si artileri të rëndë në kuverta të dyfishta të anijes, duhej të provohej teknika. Vasa u bë tejet e rëndë mbi linjën e ujit dhe nuk mund të ndreqej sërish për ta rimarrë ekuilibrin, kur ajo u anua nga era.

ZBULUESI

Anders Franzén, që nga fëmijëria mahnitej nga anijet e mbytura që ishin në arkipelagun e Stokholmit. Me ndihmën e të dhënave nga dokumentet e shekullit 16, Franzén kërkoi gjatë verave 1954-1956 për ta gjetur Vasa me çengelë, si dhe u zvarrit në fund të detit me motobarkë. Më 25 gusht, kur ai dhe zhytësi Per Edvin Fälting kërkonin jashtë Beckholmen, çengeli u kap për një gjësend të madh nga lisi. Vasa ishte gjetur përsëri!

”COPAT E VOGLA DITURIE, MË E MADHJA NË BOTË”

Që nga vjeshta 1957, filloj puna për bartjen duke shpëlarë zhytësit tunele nën anije, për vendosjen e kabllove të trasha të çelikut, për ngritjen e anijes. Më 24 prill 1961, anija thyen sipërfaqen e ujit dhe ajo u tërhoq, me më shumë se 14 000 pjesë të lira druri. Anija dhe pjesët u konservuan, veç e veç, dhe pjesët u vunë sërish në vend në anije si një punë gjigante me pjesët e sajë.
Vasa përhapi njohuri për kohën e saj, edhe sot e kësaj dite, dhe hulumtimi se si të ruhet anija sa më mirë, nga druri dhe bulonat e saj, deri te skeleti dhe mbetjet e pëlhurës, vazhdon gjithnjë. Qëllimi është, që Vasa të qëndrojë në të ardhmen, edhe për shumë gjenerata të tjera.

Lexo më shumë për historinë e Vasas dhe për hulumtimin e muzeut dhe punën që bëhet për ta ruajtur anijen, në anglisht: